MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 19 shtator 2026…
Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime e vranësira deri mesatare përgjatë relieveve malore të vendit kryesisht në veri e lindje të territorit.Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët përgjatë maleve kryesisht në verilindje e lindje të vendit. Era me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzim në det të forcës 1-2 ballë. Post navigation
Burimi:
sarandanews.com