MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 14 tetor 2026…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në lindje e juglindje, nga orët e mëngjesit deri ato të mesditës.Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com