Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 15 korrik 2025…
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë në relievet kodrinore-malore, do të ketë shtim gradual të vranësirave mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Vranësirat e dendura do të jenë më të theksuara në relievet malore në lindje. Prej orëve të mesditës, deri ato të pasdites në relievet malore në lindje si dhe zonën e Alpeve, do të ketë reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Në relievet e larta malore të territorit...