MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 tetor 2026…

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 13 tetor 2026…

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Deri në orët e mesditës moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në jug – juglindje dhe relievet malore në lindje do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet në formën e shtrëngatave. Pas orëve të mesditës pritet mot i kthjellët përgjatë vijës bregdetare dhe Ultësirën Perëndimore si dhe mot me vranësira mesatare deri të dendura në relievet malore në lindje.Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 10 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës pritet të arrijë shpejtësi deri në 24 m/s, shoqëruar me valëzim në...