MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 28 shtator 2026…
Për ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët ndërsa përgjatë relieveve malore në lindje e juglindje vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës e pasdite.Pas orëve të pasdites mot kryesisht i kthjellët.Në zonën e jugut përgjatë relieveve malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta në formëpikash në orët e mesditës e pasdites. Mjegull lokale/ mjegullinë në orët e para të mëngjesit në zonat malore dhe luginore.Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 14m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë. Post navigation
Burimi:
sarandanews.com