Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Moti i keq në Durrës, era e fortë afron afër bregut një anije
👁6599
Stuhia dhe era e fortë që kanë përfshirë qytetin e Durrësit gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar probleme në lundrimin detar. Si pasojë e kushteve të përkeqësuara atmosferike, një anije rimorkiator është afruar pranë vijës bregdetare. Anija ndodhet shumë pranë tokës, duke ngritur shqetësime për një përplasje të mundshme. Deri tani, autoritetet portuale nuk kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar në lidhje me këtë incident.