Moti i keq “bllokon” Vlorën, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe peshkimit
foto ilustruese VLORË- Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë sjellë kufizime në lundrimin detar në Vlorë. Përmes një njoftimi publik, autoritetet bëjnë me dije se është ndaluar nisja e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur për shkak të erës së fortë. Sipas njoftimit, kufizimi ka hyri në fuqi prej orës 08:00 të ditë së sotme dhe do të vijojë deri në orën 06:00 të së enjtes. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Njoftimi: Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës gjatë datave 18-19.11.2026, ku duke filluar nga ora 08:00 e datës 18.11.2026 pritet erë në drejtimin JUG-JUGPERËNDIM me forcë deri 6-7...
Burimi:
zeri.ai