Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mot i paqëndrueshëm gjatë fundjavës, reshjet e shiut përfshijnë të gjithë territorin e vendit
👁7124
Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të karakterizojë fundjavën në të gjithë territorin e vendit. Paraditet dhe pasditet do të dominohen nga alternime mes vranësirave të dendura dhe periudhave të shkurtra me kthjellime, ndërkohë që reshjet e shiut do të jenë të pranishme në mënyrë të herëpashershme në pjesën më të madhe të qarqeve. “Depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore do të na shoqërojnë edhe gjatë fundjavës duke sjellë mot kryesisht të vranët, sidomos gjatë ditës së shtunë, si dhe reshje të herëpashershme shiu. Që në orët e para të mëngjesit, reshjet do të jenë prezente fillimisht...