“Mosha për aplikim shkon në 35 vjeç”- Ministri Demo ndjek nga afër testimin e kandidatëve për Policinë e Shtetit: Interesi është në rritje!
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka ndjekur nga afër testimin e kandidatëve për Patrullën e Përgjithshme, së bashku me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe rektorin e Akademisë së Sigurisë, ku vlerësoi interesin në rritje për t’iu bashkuar uniformave blu dhe risitë në procesin e rekrutimit. Ministri theksoi se rritja e interesit për Policinë e Shtetit është një tregues pozitiv dhe një përgjegjësi për të përzgjedhur e përgatitur kandidatë të aftë, të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj detyrës. Një nga risitë e këtij viti është rritja e kufirit maksimal të moshës për aplikim nga 30 në 35 vjeç, duke krijuar më shumë mundësi për kandidatë me përvojë dhe duke synuar rritjen e efektivitetit të trupës së Patrullës së Përgjithshme. “Shifrat tregojnë...
Burimi:
javanews.al