‘Mos prisni asgjë nga kjo qeveri’, Xhixho: Prioriteti i Ramës janë aferat, jo shëndetësia publike

‘Mos prisni asgjë nga kjo qeveri’, Xhixho: Prioriteti i Ramës janë aferat, jo shëndetësia publike

Në një postim në rrjete sociale, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon situatën në Spitalin e Traumës, duke deklaruar se 8 salla kirurgjikale vijojnë të jenë jashtë funksionit, ndërsa i gjithë spitali punon me vetëm dy salla. Xhixho akuzon qeverinë se, për shkak të tenderave dhe asaj që ajo i cilëson si afera korruptive, pacientët po përballen me vonesa në marrjen e shërbimit dhe po detyrohen t’u drejtohen spitaleve private. Deputetja ngre shqetësimin veçanërisht për pacientët me trauma dhe ata që kanë nevojë për ndërhyrje urgjente, ndërsa e lidh situatën me politikat e qeverisë në shëndetësi dhe përmend edhe çështjen e KAYO-s si shembull të asaj që ajo e quan “aferë korruptive”. Postimi i plotë: Sot jam në Spitalin e Traumës dhe, siç...