“Mos na mbani peng, duam vetëm drejtësi”, familjarët e Gërdecit letër kreut të GJKKO për zvarritjen e procesit

“Mos na mbani peng, duam vetëm drejtësi”, familjarët e Gërdecit letër kreut të GJKKO për zvarritjen e procesit

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit i janë drejtuar me një letër publike kreut të GJKKO-së, duke kërkuar zgjidhjen e ngërçit të krijuar nga bojkoti i avokatëve për shkak të kundërshtive ndaj rregullores së re të gjykatës. Ata shprehin shqetësimin për zvarritjen e procesit gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, i cili vijon prej më shumë se tre vitesh në shkallën e parë, ndërsa theksojnë se kanë pritur 18 vjet për drejtësi. Familjarët kërkojnë që mosmarrëveshjet për përdorimin e telefonave celularë në sallat e gjyqit të mos pengojnë më zhvillimin e seancave, duke apeluar për rifillimin normal të procesit dhe përfundimin e tij pa vonesa të mëtejshme. Deklarata e plotë: Ne, familjarët e viktimave të tragjedisë së Gërdecit, po ju drejtohemi publikisht për të shprehur shqetësimin...