Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mori plagë duke shuajtur zjarrin në Delvinë, niset me urgjencë drejt spitalit të djegieve në QSUT një 42-vjeçar
Një tjetër i lënduar nga flakët e zjarrit që përfshiu disa fshatra të Delvinës, u nis mbrëmjen e së premtes drejt Tiranës për të marrë ndihmë të specializuar. 42-vjeçari Apostol Zhupa nga fshati Kopaçez, ishte në grupin e banorëve që përpiqeshin për të shuar zjarrin e rënë në fshat. Ai ka marrë shumë plagë djegieje, kryesisht në gjoks dhe shpatulla. Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës është nisur mbrëmjen e së premtes me ambulancë drejt Tiranës.