“Mora afër 10 mijë vota e s’jam në Kuvend, më vjen keq për këtë”/ Qefalia: Kodi Zgjedhor ka probleme

“Mora afër 10 mijë vota e s’jam në Kuvend, më vjen keq për këtë”/ Qefalia: Kodi Zgjedhor ka probleme

Kandidati i PS-së për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Xhemal Qefalia, i ftuar në Programin e drekës në News 24 komentoi zhvillimet politike. Ai tha se e vlerëson procesin e rinumërimit, duke shtuar se nuk sheh që komisionerët të mos kenë bërë punën korrekt, përpos disa rasteve, që janë gabime njerëzore. Qefalia nënvizoi se i vjen keq që ka marrë afër 10 mijë vota dhe nuk do të jetë në parlament, por nënvizoi se do jetë afër shqetësimeve të qytetarëve që e kanë votë-besuar. “Nuk jam i zhgënjyer, por ndihem besimplotë se komisionerët nuk kanë bërë tjetërsim të votës. Nuk kam pasur pritshmëri, nuk kam menduar se kolegu që ishte në garë me mua të ketë bërë manipulim votash. E inkurajoj rinumërimin, që çdo...