Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Monza, mbyllet epoka “Berlusconi”. Klubi kalon në pronësi të një fondi amerikan
Marrëveshja për shitjen e AC Monza nga “Fininvest” te fondi amerikan “Beckett Layne Ventures”, një shoqëri “venture capital” me qendër në Larchmont, shteti i Nju Jorkut, është firmosur. Sipas asaj që ka rindërtuar ANSA, operacioni është strukturuar në dy faza: fillimisht kalimi i 80% të kuotave dhe, pas 12 muajsh, shitja e 20% të mbetura. Vlera totale e marrëveshjes llogaritet rreth 30 milionë euro, duke përfshirë edhe disa bonuse të lidhura me objektiva të mundshëm. Ishte 28 shtatori 2018, kur Silvio Berlusconi u rikthye në botën e futbollit, pas shitjes së Milanit, duke blerë Monza. Nën drejtimin e tij, klubi...