Momenti pikant, Erdogan ia beson Marta Kos udhëtimin me trenin e ri drejt Evropës: Po helikopter a dini të drejtoni…?!

Momenti pikant, Erdogan ia beson Marta Kos udhëtimin me trenin e ri drejt Evropës: Po helikopter a dini të drejtoni…?!

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përuroi të premten një segment të ri të hekurudhës me shpejtësi të lartë që lidh Stambollin me kufirin bullgar, e më pas drejtoi personalisht trenin gjatë udhëtimit të parë në këtë linjë. Në kabinën e drejtimit ishte edhe komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos. Gjatë udhëtimit, Kos e pyeti presidentin turk nëse dinte të drejtonte edhe helikopterin. “Po”, u përgjigj Erdogan, duke shkaktuar të qeshura te të pranishmit. Hekurudha e re është pjesë e projektit Halkalı–Kapıkule, që synon të përmirësojë lidhjet hekurudhore mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian. Segmenti i hapur është 153 kilometra i gjatë dhe lidh Çerkezköyn me Kapıkulen, në kufirin me Bullgarinë. Linja është projektuar për shpejtësi deri në 200 kilometra në orë. Në ceremoninë e inaugurimit,...