Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Momenti kur efektivi dhunon kamerierin 18-vjeçar për një shishe ujë, reagon policia (Video)
Ish-shefi i qarkullimit në Vlorë, aktualisht oficer i policisë kufitare në Dibër, Ardian Isufi është pezulluar nga detyra, për shkak të përfshirjes së tij në një incident në një lokal në Vlorë, ku dhunoi me grusht një kamerier. Paralelisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur ndaj tij procedurën disiplinore të rëndë, për veprime që dëmtojnë figurën dhe imazhin e punonjësit të policisë dhe minojnë besimin e publikut ndaj institucionit. Po sipas Policisë së Shtetit, nënkomisari ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ndërsa hetimet procedurale po vijojnë nga oficerët e Policisë Gjyqësore, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore...