“Molotovë, gaz lotsjellës, plumba gome dhe flakë”, DW: Përplasjet në ditën e pestë të protestës, më të ashprat! Dhjetëra të lënduar
Molotovë, gaz lotsjellës, plumba gome, ndërtesa dhe automjete të përfshira nga flakët. Dita e pestë e protestës kundër qeverisë në Tiranë shënoi një prej përballjeve më të ashpra mes demonstruesve dhe policisë. Rreth orës 11:00 të së shtunës (17.10.2026), studentët u mblodhën për të pestën ditë radhazi përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Për rreth një orë, protesta u zhvillua e qetë, me veprime kryesisht simbolike. U ngrit flamuri kombëtar. Një valixhe u dogj dhe u hodh në oborrin e ministrisë, si simbol i emigrimit. Por qetësia nuk zgjati. Protestuesit qëlluan me gurë, pllaka trotuari dhe kokteje molotov drejt efektivëve të policisë, të cilët u përgjigjën me ujë me presion, gaz lotsjellës dhe plumba gome. Përplasjet u përhapën edhe në Rrugën e Durrësit. Gazi lotsjellës...
Burimi:
gijotina.com