Modrić pa limite. 41-vjetorin e lindjes e feston te Milani, lider dhe shembull i përjetshëm

Modrić pa limite. 41-vjetorin e lindjes e feston te Milani, lider dhe shembull i përjetshëm

9 Shtator 2026 11:06 Alfred Lleshi 𝐋𝐮𝐤𝐚 𝐌𝐨𝐝𝐫𝐢𝐜 mbush sot 41 vjeç dhe feston ditëlindjen e dytë me fanellën e Milanit, skuadrës së zemrës. Pavarësisht zhgënjimit të fundit në Botëror, kroati ka zgjedhur të vazhdojë edhe me kombëtaren. Te Milani, Modrić mbetet një nga titullarët kryesorë edhe në epokën e re të 𝐑𝐮𝐛𝐞𝐧 𝐀𝐦𝐨𝐫𝐢𝐦, pavarësisht një stili loje dukshëm më kërkues fizikisht. Ish-lojtari i Real Madridit po përshtatet sërish dhe vazhdon të jetë një shembull për të tjerët. Në dy ndeshjet e luajtura deri tani, ai ka regjistruar 179 minuta dhe ka fituar 66% të dueleve në të gjithë fushën. Trajneri portugez dhe 𝐆𝐚𝐫𝐲 𝐂𝐚𝐫𝐝𝐢𝐧𝐚𝐥𝐞 këmbëngulën për rinovimin e tij pas fundit të sezonit të kaluar. Dukej e vështirë, por kampioni kroat pranoi. Ai ka...