Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Modrić është gjeniu i kohës sonë, shpresoj të na dhurojë emocione deri në Botërorin 2026”
Davor Šuker, ish-sulmues i Sevilla, Real Madridit dhe i kombëtares kroate, ka vlerësuar nivelin e lartë të Botërorit të fundit për Klube, duke shprehur dëshirën që turneu të zhvillohet çdo dy vite, ashtu siç e dëshiron edhe Real Madridi. “Turneu tregoi një nivel shumë të lartë, shpresoj që të bëhet kompeticion bienal”, – deklaroi Šuker, i cili aktualisht është ambasador i FIFA-s për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Duke analizuar turneun, ish-presidenti i Federatës Kroate të Futbollit (2012–2021) theksoi: “Të gjitha klubet treguan cilësi, por ato europiane mbeten ende superiore në aspektin...