“Model suksesi” nga salmonela te kokaina: si shteti favorizon bizneset e dyshimta
TIRANË-Në vitin 2021, kryeministri Edi Rama vizitoi kantierin e AMG Food dhe e reklamoi kompaninë si model të industrisë së re ushqimore shqiptare. Katër vjet më vonë, ajo futi në Shqipëri 7,9 tonë mish pule me salmonelë. Një vit më pas, në një kontejner të porositur nga kompania u gjetën 41 kilogramë kokainë. Në korrik 2021, kryeministri Edi Rama dhe drejtoresha e atëhershme e AZHBR-së, Frida Krifca, vizituan magazinat e kompanisë AMG Food në Kashar. Kompania ishte krijuar në dhjetor 2019. Megjithatë, rreth 18 muaj më vonë, qeveria e paraqiste si një nga “modelet e suksesit” të bujqësisë dhe industrisë ushqimore shqiptare. Vizita nuk ishte thjesht ceremoniale. AMG Food kishte përfituar rreth 1 milion dollarë grant falas nga programi IPARD, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian...
Burimi:
zeri.ai