Mjekësia e ortakërive/ Monopol në vend të fondeve, Spahiu konfirmon publikisht privatizimin e tenderave të shëndetësisë

Mjekësia e ortakërive/ Monopol në vend të fondeve, Spahiu konfirmon publikisht privatizimin e tenderave të shëndetësisë

Qeveria e quan “garanci shtetërore”. Por nisma për të centralizuar blerjen e barnave përmes një ortakërie publiko-private rrezikon të krijojë një monopol abuziv, pikërisht në një vend ku financimi publik po bie dhe shpenzimet për frymë janë 11 herë më të ulëta se mesatarja europiane. Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka konfirmuar publikisht se qeveria është gati të çojë përpara projektligjin për krijimin e një shoqërie aksionere (sh.a.), e cila do të marrë përsipër furnizimin e spitaleve publike me barna dhe pajisje mjekësore. “E vetmja zgjidhje do të jetë vetëm atëherë kur garancinë për ta furnizuar sektorin publik e merr shteti. Cfarë dua të them me këtë? nëpërmjet kësaj sh.a-je do të jetë shteti garant i lidhjes dhe blerjes së këtij medikamenti direkt tek kompania...