Alibeaj: Opozita të mos nxjerrë kandidat për Tiranën, t’ia lërë protestës!

Alibeaj: Opozita të mos nxjerrë kandidat për Tiranën, t’ia lërë protestës!

Politikani Enkelejd Alibeaj ka propozuar që partitë opozitare të tërhiqen nga nxjerrja e kandidatëve në garën për Bashkinë Tiranë, në mënyrë që kandidati i vetëm të dalë nga lëvizja e protestës. I ftuar në emisionin “Off the Record”, në A2CNN, Alibeaj vuri në dukje se nëse  Berisha apo kryetarët e partive të tjera opozitare do të nxjerrin kandidat, kjo do të thotë se nuk e kanë seriozisht mbështetjen ndaj protestës. “Vetëm për Tiranën, secila nga partitë parlamentare do duhet të deklarojë që tani: Në mbështetje të protestës dhe nuk do nxjerrim kandidat. Nga momenti që nuk do nxjerrin kandidat, do kuptohet në publik që kandidati i vetëm mund të mbijë vetëm nga fidanishtja e protestës. Meqë Berisha, Lapaj, Qori e thonë që janë në mbështetje...