Deputeti i PS-së: Çdo mendim kundër u tha brenda Asamblesë dhe çfarë ka ndodhur mbetet po aty!
Deputeti i Partisë Socialiste, Ermal Pacaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” në RTSH24, se çdo mendim kundër u tha brenda Asamblesë dhe se çfarë ka ndodhur mbetet aty. Duke komentuar dinamikat e mbledhjes së mbyllur të Asamblesë Kombëtare, ai theksoi se qëndrimet e ndryshme janë shprehur brenda strukturave zyrtare të partisë. “Ne për hatër të paneleve televizive nuk mundemi me u bë një subjekt politik që ka një anarki të strukturës së vet… Struktura e partisë është një strukturë serioze e Partisë Socialiste, që respekton kryetarin e partisë, edhe kryetari i Partisë Socialiste ka përgjegjësinë për ta drejtuar. Edhe një ndër gjërat e tjera është edhe disiplina që duhet të ketë një subjekt politik”, tha Pacaj. Lidhur me mënyrën se a pati hapësirë për ndryshime...
Burimi:
javanews.al