Mjafton një super Fermin Lopez, Barcelona me fitore të madhe ndaj Atletico Madridit (video)
Sfida përmbyllëse e javës së 12-të në La Liga mes Atletico Madridit dhe Barcelonës është mbyllur 1-2 për katalanasit, të cilët marrin kështu një tre pikësh të artë ndaj një rivali direkt për titullin. Ndeshja në “Metropolitano” u zhbllokua në minutën e 9-të, ku pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt mes Pablo Barrios dhe Julian Alvarez, ky i fundit asiston për Giuliuano Simeone, i cili dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 26-të, Alvarez pati një mundësi të mirë shënimi për të dyfishuar shifrat, por Joan Garcia bën pritjen vendimtare në fund. Në minutën e 45-të, do të vinte goli i barazimit për Barcelonën, ku Fermin Lopez do të shënonte me një goditje brenda zonës. Pjesa e parë në “Metropolitano” mbyllet në barazim 1-1....
Burimi:
telesport.al