Mitsotakis: Qiproja është testi i besueshmërisë së Kombeve të Bashkuara
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis e cilësoi çështjen e pazgjidhur të Qipros si një “test të besueshmërisë së Kombeve të Bashkuara”, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, sipas “Euronews”. Mitsotakis tha se Mesdheu Lindor vazhdon të ketë një “plagë të hapur”, duke iu referuar ndarjes së Qipros. Ai theksoi se kanë kaluar 52 vjet nga ndërhyrja ushtarake turke në Qipro, të cilën e përshkroi si shkelje të së drejtës ndërkombëtare. “Qiproja mbetet një test i besueshmërisë dhe aftësisë së Kombeve të Bashkuara për të zbatuar rezolutat e veta dhe parimet e Kartës së OKB-së”, tha kryeministri grek. Ai shprehu mbështetjen e Greqisë për përpjekjet e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për krijimin e kushteve që të rifillojnë...
Burimi:
syri.net