Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Miti i shqiponjës dykrenare nga lashtësia deri sot
“Flamuri Shqiptar ashtu si dhe gjuha e tij, kanë karakter kozmik, andaj ai duket se është po aq i vjetër sa dhe vet ndërgjegjja njerëzore! Gjithashtu, i gjen të mishëruara brenda simbolit të tij, të gjitha etapat historike në të cilat ka kaluar gjaku i shqiptarëve, nëpër mijëvjeçarët dhe peripecitë e civilizimit të vet të famshëm!”Çdo dukuri, ngjarje, fenomen shoqëror ka origjinën si fillim procesi historik. Kemi këtu parasysh momentin e lindjes dhe shkëlqimit të tij. Pastaj maja e arritjes apo suksesi udhëton nëpër kohë dhe transformohet derisa vjen dhe na gjen ne në ditët e sotme. Natyrisht i nënshtrohet një ndryshimi të pandërprerë, i cili i jep një kuptim të ri, formë dhe domethënie të veçantë. Kur bëhet rezistent, arrin pavdekësinë! Mbetet koncepti qendror,...