Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

Misteri i vdekjes së Urim Fikut në Bulqizë, shoqërohen në polici bashkëshortja dhe djali i viktimës

Është publikuar fotoja e 61-vjeçarit Urim Fiku i cili dyshoeht se është vrarë në malet e Bulqizës. Ngjarja e rëndë ka marrë kthesë nga ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar se ai kishte një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit dhe jo nga sulmi i një kafshe të egër, siç ishte pretenduar fillimisht. Në kuadër të hetimeve për ngjarjen e rëndë, Policia ka shoqëruar për t’u marrë në pyetje bashkëshorten dhe djalin e viktimës. Deri më tani nuk ka të dhëna që të konfirmojnë përfshirjen e tyre në krim, ndërsa shoqërimi është kryer në funksion të zbardhjes së plotë të rrethanave. Fillimisht, familjarët kishin deklaruar se fjalët e fundit të 61-vjeçarit kishin qenë se ishte sulmuar nga një ari. Fiku ishte gjetur i pajetë në zonën...