Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Misteri i vdekjes/ A e helmuan Ismail Qemalin?
Në çastet e fundit të jetës së vet, Ismail Qemali kishte thirrur një konferencë shtypi me gazetarët italianë, për të shprehur shqetësimet lidhur me atë që konferenca e paqes në Paris do të vendoste për kufijtë e Shqipërisë. Ishte 75 vjeç dhe prej vjetësh ishte larguar nga drejtimi i qeverisë së parë shqiptare në Vlorë, ku më 1912 kish shpallur pavarësinë. Situatat që Ismail Qemali kishte kaluar ato ditë në Peruxha të Italisë i kishin shkaktuar një gjendje të rëndë mendore dhe fizike. Edhe pse në atë gjendje, ai nuk kishte ngurruar të dilte para shtypit. Njëri nga djemtë e Ismail Qemalit ka deklaruar në ato ditë se qëndrimi i Romës ndaj vendit të tij e dëshpëroi shumë babanë e tyre. Për të mos e...