Misioni anti-Elbasan, Vllaznia shpreson të blindojë mbrojtjen – Balkanweb.com – News24

Misioni anti-Elbasan, Vllaznia shpreson të blindojë mbrojtjen – Balkanweb.com – News24

Përmirësimi i repartit difensiv duket se është kthyer në një nga detyrat më të rëndësishme për stafin teknik të Vllaznisë në këtë moment të sezonit. Shkodranët po vuajnë jo pak në fazën mbrojtëse, teksa golat e pësuar janë kthyer në një problem të vazhdueshëm për skuadrën kuqeblu. Pas dhjetë javëve të para të kampionatit, Vllaznia ka pësuar plot 16 gola, duke qenë një ndër ekipet me mbrojtjen më të dobët në Superiore. Në këtë aspekt, vetëm Partizani ka pësuar më shumë se shkodranët, me 21 gola të pësuar deri në këtë pikë të kampionatit. Një statistikë kjo që tregon qartë vështirësitë e Vllaznisë për të ruajtur portën e paprekur dhe për të administruar avantazhet gjatë ndeshjeve. Një problematikë që është shfaqur në vazhdimësi dhe që...