Mish dhe peshk…zbulohen dy autobusa me produkte kontrabandë në Kavajë

Mish dhe peshk…zbulohen dy autobusa me produkte kontrabandë në Kavajë

foto KAKAVIJË- Dy autobusë të linjave ndërkombëtare janë ndaluar për kontroll në Pikën e Kalimit Kufitar të Kakavijës, ku kontrollet kanë zbuluar sasi të mëdha mishi dhe peshku që dyshohet se po futeshin kontrabandë në territorin shqiptar. Në rastin e parë, kontrollet në autobusin e linjës Athinë- Gjirokastër, me drejtues shtetasin A.B., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, çuan në zbulimin e 685 kilogramëve mish viçi, të ndarë në formën e bërxollave. Për këtë rast, drejtuesi i autobusit u arrestua në flagrancë dhe ndaj tij janë referuar materialet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, të parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal. Një tjetër sasi malli u zbulua në autobusin e linjës Athinë-Shkodër, me drejtues shtetasin D.M., 46 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit, në...