Miratohet paketa ‘atni-dhunë’ për protestat: gjobë nga 10 mijë deri në 500 mijë lekë për pjesëmarrësit
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Qeveria ka miratuar aktin normativ duke parashikuar gjoba të reja për shkeljet gjatë protestave, deri në 500 mijë lekë për rastet më të rënda të mosbindjes ndaj urdhrave të policisë. Sipas ndryshimeve pjesëmarrja në tubime të ndaluara dhe fshehja e identitetit dënohen me gjoba nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë, ndërsa mosbindja ndaj urdhrit për shpërndarjen e tubimit mund të kushtojë deri në 200 mijë lekë. Në rastet kur personi ka identitet të fshehur, gjoba arrin deri në 500 mijë lekë. Për bllokimin e rrugëve gjatë protestave parashikohet një gjobë prej 5 mijë lekësh për çdo person dhe për çdo ditë bllokimi. Paketa përfshin gjithashtu kufizime të përkohshme për tubimet në zona të caktuara, urdhra largimi nga zonat e mbrojtura...
Burimi:
zeri.ai