No Image Available

Miratohet kompensimi 100% për bizneset e dëmtuara nga protestat, paguajnë autorët

Bizneset e vogla të cilat janë dëmtuar gjatë protestave do të dëmshpërblehen plotësisht nga qeveria. Sipas nismës së miratuar që bën pjesë në paketën e re ligjore anti-dhunë, bizneset e pasiguruara ose që kontrata e sigurimit nuk i mbulon plotësisht dëmet, do të kompensohen. Pjesa më interesante e këtij akti normativ është se shteti mund t’i kërkojë dëmtuesit të kryejë dëmshpërblimin ndaj biznesit. Nëse ai nuk e kryen kompensimin vullnetarisht, shteti mund të ngrejë padi për kthimin e shumës. Nëse dëmtuesi është i mitur nën 14 vjeç ose i pazotë për të vepruar, përgjegjës janë prindërit ose kujdestari. Për të përfituar dëmshpërblimin, bizneset duhet të paraqesin te Administrata Tatimore dokumente për vlerën e sendeve që janë shkatërruar, prova (nëse ka) se dëmtimi është shkaktuar nga...