Miratimi i reformës territoriale, Salianji akuza Ramës: Po masakron Shqipërinë dhe Berisha po i bëhet krah

Miratimi i reformës territoriale, Salianji akuza Ramës: Po masakron Shqipërinë dhe Berisha po i bëhet krah

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, pas miratimit të reformës së re territoriale. Salianji akuzon Ramën se po dëmton të ardhmen e vendit, ndërsa Berishën se, me ose pa vetëdije, po i zgjat pushtetin kryeministrit përmes dështimeve të opozitës. Në një reagim publik, Salianji e cilëson reformën territoriale si një tjetër goditje ndaj Shqipërisë, duke pretenduar se ajo do të thellojë shpopullimin dhe do të rëndojë perspektivën e zhvillimit të vendit. Por kritikat e tij nuk janë ndalur vetëm te mazhoranca. Ish-deputeti demokrat ka vënë në shënjestër edhe lidershipin e opozitës, duke e akuzuar për mungesë rezultatesh dhe për pjesëmarrje në procese politike që, sipas tij, nuk kanë sjellë asnjë përfitim...