Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Miqësorja në Japoni, Barcelona fiton 3-1! Shënon Bardghji duke e nisur nga stoli
27 Korrik 2025 14:34 Telesport Barcelona sot fitoi 3-1 në turneun parasezonal në Japoni kundër skuadrës ku ka luajtur Iniesta, Vissel Kobe. Katalanasit e gjetën golin e parë në minutën e 33-të. Shënoi Eric Garcia, i cili shfrytëzoi një rrëmujë në zonën e kundërshtarëve. Vendasit barazuan rezultatin në minutën e 42-të me Taisei Miyashiro, pas një gabimi të Cubarsi. Në pjesën e dytë, Flick aktivizioi Marcus Rashford dhe Roony Bardghji. Ky i fundit shënoi golin e avantazhit për Barcelonën në minutën e 77-të, me asist nga Lewandowski. Pedro Fernandez, lojtar i akademisë, shënoi golin e tretë në minutën e 87-të....