Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Miqësorja e dytë/ Shqipëria U-19 barazon ndaj Bullgarisë 2-2 në stadiumin “Etropole”
👁2290
Kombëtarja shqiptare U-19 barazoi në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bullgarisë me rezultatin 2-2 në stadiumin “Etropole”. Kuqezinjtë ishin shumë pranë fitores, por pësuan gol në fundin e takimit dhe sfida u mbyll në barazim. Për Shqipërinë U-19 në këtë ndeshje shënuan Xhoi Nuredini dhe Devid Hoxha. Trajneri Julian Ahmataj e nisi takimin me këtë formacion titullar: Daniele Culi (GK), Yoni El Malem, Ardi Mulaj, Besalet Krasniqi, Samuele Sina, Matia Huqi, Kleo Shpuza, Xhoi Nuredini, Ergis Arifi (C), Artan Latifi, Laert Krasniqi. Shqipëria kaloi shumë shpejt në avantazh, duke realizuar në minutën e 9-të me një gol fantastik nga goditja...