MINUTA E FUNDIT – Konflikt mes 3 personave në Shkodër, dy plagosen me armë zjarri, vdes 24- vjeçari

MINUTA E FUNDIT – Konflikt mes 3 personave në Shkodër, dy plagosen me armë zjarri, vdes 24- vjeçari

Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Andri Vulaj ka plagosur me armë zjarri shtetasit Qamil Luli, 63 vjeç, dhe Ylber Luli, 24 vjeç (babë e bir), ndërsa këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Andri Vulaj 25 vjeç.Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi Ylber Luli, 24 vjeç, ka ndërruar jetë në spital.Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit Andri Vulaj, si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit, pistoletë, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, përcaktimin e përgjegjësive dhe dokumentimin e...