MINUTA E FUNDIT – Këshilli i Bashkisë jep pëlqimin për riorganizimin territorial të Bashkisë së Shkodrës…
Me 26 vota pro, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka dhënë pëlqimin e tij për riorganizimin e bashkisë Shkodër në kuadër të ligjit të ri për ndarjen e re administrative- territoriale. Kundër kanë votuar 10 këshilltarë dhe 1 ka abstenuar.Kështu, Këshilli Bashkiak shprehet pro për krijimin e 2 qyteteve të reja në territorin e Bashkisë Shkodër, qyteti i Dukagjinit dhe qyteti i Velipojës, të cilët do të administrohen pas miratimit në Kuvend të ligjit, nga zëvendëskryetarë të bashkisë.Këshilltarët bashkiakë të PD- së, kan shprehur kritikat e kundërshtitë e tyre, duke e konsideruar si projekt vetëm të Partisë Socialiste për të zvogëluar numrin e bashkive nga 61 aktualisht në vetëm 46.Post navigation
Burimi:
sarandanews.com