MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqjen kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, ja cila është arsyeja…

MINUTA E FUNDIT – Jep dorëheqjen kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, ja cila është arsyeja…

Kryetari i Këshillit të Qarkut të Shkodrës, Edmond Ndou, ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë. Në një shkresë zyrtare, drejtuar anëtarëve të Këshillit të Qarkut, Ndou thotë se dorëhiqet për shkak të emërimit në një detyrë tjetër.“Në vijim të emërimit tim në një detyrë tjetër, paraqes dorëheqjen nga funksioni i Kryetarit të Këshillit të Qarkut Shkodër, me efekt nga data 20.10.2026, funksion të cilin kam pasur privilegjin dhe përgjegjësinë ta ushtroj me përkushtim, përgjegjshmëri institucionale dhe respekt për besimin e dhënë.Gjatë ushtrimit të këtij funksioni, jam përpjekur që veprimtaria e institucionit të udhëhiqet nga fryma e bashkëpunimit, dialogut dhe shërbimit ndaj interesit publik, duke vlerësuar rolin e çdo aktori në zhvillimin dhe përfaqësimin e komuniteteve të Qarkut Shkodër.Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për të gjithë...