Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

Ministrja Spahiu me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit: Më shumë shërbime dhe mbështetje për familjet, koordinim dhe ndihmë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka zhvilluar një takim me prindërit e fëmijëve me spektër të autizmit për të diskutuar mbi hapat e ndërmarrë dhe nevojat që kërkojnë zgjidhje. Bashkëbisedimi u përqendrua te përmirësimi i diagnostikimit të hershëm, lehtësimi i aksesit në shërbime të specializuara dhe krijimi i një sistemi më të koordinuar mbështetjeje për fëmijët dhe prindërit e tyre. Spahiu tha: “Mes hapave të ndërmarrë është hartimi i projekturdhrit për ngritjen e Këshillit Kombëtar për Nevojat e Fëmijëve dhe të Rinjve me Çrregullime të Spektrit të Autizmit, si dhe draft urdhrit për krijimin e Rrjetit Kombëtar të Koordinatorëve të Rastit. Ky rrjet synon t’u mundësojë familjeve orientim më të qartë dhe mbështetje të koordinuar, në mënyrë që të mos përballen të...