Ministrja Ismaili: Protesta e studentëve pengmarrje politike nga Berisha, qeveria e hapur për dialog
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili akuzon Sali Berishën dhe Partinë Demokratike se po përdorin protestën e studentëve për qëllime politike dhe për të ushtruar presion për marrjen e pushtetit. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo kritikoi aktet e dhunës dhe vjedhjet e pretenduara gjatë protestave, ndërsa deklaroi se, sipas të dhënave që paraqiti, janë lënduar 192 efektivë policie, 96 protestues dhe 36 kalimtarë. Ismaili u bëri thirrje studentëve të mos përdoren politikisht, duke theksuar se qeveria dhe kryeministri mbeten të hapur për dialog. “Mos lejoni që t’ju përdorin për të bërë presion për të marrë a negociuar një pushtet që nuk e fituan dot me vota”, deklaroi ministrja, e cila iu drejtua edhe prindërve që të mos lejojnë përfshirjen e...
Burimi:
kohajone.com