Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e protestës: Nga 89 persona të lënduar, 61 janë efektivë të Policisë, 18 protestues
Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike bilancin e personave që kanë marrë kujdes mjekësor pas protestës së zhvilluar një ditë më parë në Tiranë, ku u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe Policisë. Sipas njoftimit zyrtar, në total 89 persona kanë marrë trajtim shëndetësor në Spitalin Universitar të Traumës dhe në QSUT, mes tyre efektivë policie dhe protestues, ndërsa disa prej tyre vijojnë të jenë të shtruar në spital. Sipas informacionit nga Spitali Universitar i Traumës dhe Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, gjatë protestës së djeshme kanë marrë kujdes shëndetësor gjithsej 89 persona, nga të cilët 61 efektivë të Policisë dhe 18 protestues në Spitalin Universitar të Traumës, si dhe 10 pacientë në QSUT. Në Spitalin Universitar të Traumës aktualisht ndodhen 4 efektivë policie dhe 2...
Burimi:
javanews.al