Ministria e Shëndetësisë: 21 të lënduar u mjekuan te Trauma, ja si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

Ministria e Shëndetësisë: 21 të lënduar u mjekuan te Trauma, ja si paraqitet gjendja e të riut të plagosur para Ministrisë së Arsimit

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me protestuesit dhe efektivët e plagosur gjatë protestave studentore në Tiranë por edhe në qytetet e tjera ku janë zhvilluar protesta. Mësohet se në Spitalin Universitar të Traumës 21 persona kanë marrë trajtim mjekësor. Sipas njoftimit mes të lënduarve janë 8 policë, 10 protestues dhe 3 kalimtarë. Lidhur me të riun i cili u plagos nga policia para Ministrisë së Arsimit, bëhet me dije se 21-vjeçari është nën monitorim dhe se nuk rezulton me rrezik për paralizë ose për ndërhyrje kirurgjikale. Në spitalin rajonal të Vlorës 3 persona kanë marrë ndihmë mjekësore. Mes tyre edhe një polic. Ndërkohë në qytetin e Lezhës është lënduar një e mitur e cila pas marrjes së ndihmës mjekësore ka dalë nga...