Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Bonusi i bebes në Shqipëri: Si të aplikoni dhe cila është shuma që përfitoni?

Lindja e një fëmije shoqërohet me një sërë procedurash administrative, të cilat prindërit duhet t’i ndjekin për të përfituar edhe mbështetjen financiare që ofron shteti. Bonusi i bebes është një pagesë e vetme, vlera e së cilës përcaktohet nga radha e lindjes së fëmijës dhe mund të arrijë deri në 120 mijë lekë. Megjithëse përfitimi është i njohur për shumë familje, jo të gjithë prindërit e dinë se ku duhet të drejtohen, çfarë dokumentesh duhet të plotësojnë dhe si ndryshon procedura në varësi të faktit nëse lindja kryhet në një maternitet shtetëror apo privat. Sa para përfitohen nga bonusi i bebes? Sipas skemës së mbështetjes financiare, familjet përfitojnë 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për fëmijën e dytë dhe 120 mijë...