Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan

Të përjashtuara nga talibanët, vajzat dhe gratë afgane po mbeten pa shkollim edhe në Iran e Pakistan

Zahra ishte vetëm disa muaj larg përfundimit të studimeve për mjekësi në Kabul, kur autoritetet talibane të Afganistanit ua ndaluan grave vijimin e studimeve universitare. Familja e saj u zhvendos në Iran, në mënyrë që Zahra dhe motra e saj të mund t’i vazhdonin studimet, por, katër vjet më vonë, të dyja janë përjashtuar nga sistemi arsimor. “Viza jonë skadoi shpejt dhe, pa leje qëndrimi të ligjshme, na u mohua e drejta për të studiuar”, tha ajo. Emri i vërtetë i Zahrës, ashtu si edhe emrat e grave të tjera afgane të përmendura në këtë artikull, nuk është bërë publik për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tyre. “Kudo që aplikuam për të ndjekur arsimin në Iran, nuk morëm asnjë përgjigje pozitive”, i tha ajo...