Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria kryen me sukses misionin, fitore 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe e mbyll e para në grup

Shqipëria e mbyll në mënyrën më të mirë aventurën në Grupin 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë kanë mposhtur Bjellorusinë, duke siguruar vendin e parë në grup dhe u ngjitur në Ligën B pas një fushate pozitive, ku regjistruan një humbje dhe pesë fitore. Skuadra kuqezi arriti të imponojë lojën e saj dhe të marrë një sukses të rëndësishëm, me dy gola të shënuar nga Rey Manaj dhe Elseid Hysaj, të cilët vulosën fitoren ndaj bjellorusëve. Goli i parë erdhi në minutën e 28-të. Rey Manaj mori një top në kufijtë e zonës dhe lëshoi një goditje të fuqishme, duke mposhtur portierin kundërshtar dhe duke kaluar Shqipërinë në avantazh. Sulmuesi kuqezi ishte pranë golit edhe më herët, ndërsa Kristjan Asllani provoi me...