Ministria e Mjedisit hap thirrjen për grante deri në 10 mijë euro për NVM-të në turizmin e aventurës

Ministria e Mjedisit hap thirrjen për grante deri në 10 mijë euro për NVM-të në turizmin e aventurës

Ministria e Mjedisit ka hapur thirrjen publike për grante për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), në kuadër të projektit ASCEND, me një fond total prej 80 mijë eurosh. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se nisma synon të mbështesë bizneset që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit të aventurës dhe promovimin e zonave natyrore e të mbrojtura. “Mundësi të reja për bizneset e turizmit të aventurës”, tha Jaupaj në një postim në rrjetet sociale. Sipas thirrjes, çdo ndërmarrje e përzgjedhur mund të përfitojë grant deri në 10 mijë euro për iniciativa që synojnë përmirësimin e shërbimeve turistike, rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve dhe promovimin e praktikave të qëndrueshme mjedisore. Nisma synon të nxisë zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve inovative në...