Ministria e Kulturës vlerëson mbrëmjen e KultPlus me Ermonela Jahon
Ministria e Kulturës ka vlerësuar mbrëmjen artistike “Ta zbardhi ftyrën”, të organizuar nga KultPlus, e cila solli në Prishtinë sopranon e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho. Përmes një njoftimi, Ministria ka veçuar bashkëbisedimin e Jahos me publikun, gjatë të cilit ajo ndau rrëfime nga jeta, karriera, sfidat dhe sakrificat e saj në rrugëtimin drejt skenave më të mëdha të operës botërore. Sipas Ministrisë, biseda ishte veçanërisht frymëzuese për të rinjtë, ndërsa mbrëmja u pasurua edhe me interpretimin e Ermonela Jahos, e shoqëruar në piano nga Lule Elezi. Aktiviteti i organizuar nga KultPlus, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, u cilësua si një mbrëmje e veçantë kushtuar artit, muzikës dhe promovimit të figurave shqiptare në skenën ndërkombëtare./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com