Ministri serb: “Flamuri serb do të valëvitet në Prizren”, reagon ministri shqiptar, Ferit Hoxha
Ivica Daçiç premton se flamuri serb do të valëvitet në Prizren. Ministri shqiptar Ferit Hoxha i është përgjigjur duke e cilësuar Kosovën një realitet të pakthyeshëm dhe duke paralajmëruar për rrezikun e kësaj retorike. Një reagim i drejtë përballë një provokimi që meriton dënim të qartë. Sepse një ministër që kërkon vota duke ushqyer pretendime mbi shtetin fqinj po tregon falimentimin e ofertës së tij politike. Kur nuk u ofron dot qytetarëve një të ardhme bindëse, u shet iluzionin e rikthimit në të shkuarën. Dhe kur kjo e shkuar ka lënë plagë të thella në Ballkan, loja bëhet e rrezikshme. Kosova nuk është pronë e humbur e Daçiçit dhe as trofe që Serbia mund ta premtojë nëpër mitingje. Qytetarët e saj nuk janë figurantë në...
Burimi:
kohajone.com