Ministri Salla: Bursa Bujqësore, më shumë alternativa dhe fuqi negociuese për fermerët në shitjen e prodhimit

Ministri Salla: Bursa Bujqësore, më shumë alternativa dhe fuqi negociuese për fermerët në shitjen e prodhimit

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, prezantoi nismën për ngritjen e Bursës Bujqësore, një mekanizëm i ri që synon të ndryshojë mënyrën se si fermerët lidhen me tregun, duke u dhënë më shumë informacion dhe alternativa në momentin e shitjes së prodhimit. Përmes Bursës Bujqësore, blerësit me shumicë do të mund të deklarojnë produktin që kërkojnë, sasinë, cilësinë dhe çmimin që janë të gatshëm të ofrojnë. Fermerët, nga ana tjetër, do të kenë mundësi të shohin dhe krahasojnë ofertat, duke zgjedhur atë që u leverdis më shumë. “Kalojmë nga ‘sa është çmimi?’, te ‘kush po e blen dhe cila është oferta më e mirë?’. Çdo ditë, përmes Bursës Bujqësore, ky informacion do të jetë i aksesueshëm për fermerët, duke i lidhur ata drejtpërdrejt...