Ministri Jaupaj: Shërbimet mjedisore në proces të plotë digjitalizimi, aplikimet përmes një sistemi të integruar
Shërbimet mjedisore po kalojnë në një proces të plotë digjitalizimi, duke synuar reduktimin e burokracisë, rritjen e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve më të shpejta për qytetarët dhe bizneset. Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, bëri të ditur se aplikimet për leje, licenca dhe shërbime pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tashmë kryhen online, përmes portalit e-Albania. Në një videomesazh, Jaupaj thekson se më parë procedurat për pajisjen me leje mjedisore dhe për vlerësimin e ndikimit në mjedis kryheshin përmes kanaleve të ndryshme, ndërsa sot janë të integruara në një sistem të vetëm, Sistemin e Integruar Mjedisor, SIM-IT. Ai shpjegoi se subjektet mund të aplikojnë online për lejet mjedisore dhe procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, ndërsa nga ky moment aplikimet menaxhohen përmes sistemit SIM-IT. Përmes...
Burimi:
kohajone.com